A e dini se çfarë i bën kafeina trupit tuaj?

A e dini se çfarë i bën kafeina trupit tuaj?

10:18, 02/12/2022

Nëse mbështeteni te një filxhan kafe për t'ju zgjuar në mëngjes ose për t'ju dhënë energji, nuk jeni vetëm. Katër në çdo pesë persona të rritur konsumojnë kafeinë çdo ditë. Marrja e kafeinës varet nga cilat produktet që përmbajnë kafeinë preferoni të konsumoni. Një filxhan çaj ka vetëm 14 deri në 60 miligramë kafeinë në të, në varësi të llojit të çajit, ndërsa kafeja ka deri në 200. Ju gjithashtu merrni kafeinë nëse ju konsumoni pijet energjike, coca-cola ose produkte të çokollatës.

Shumica e të rriturve mund të konsumojnë me siguri rreth 400 miligramë kafeinë në ditë. Kjo është sasia e padëmshme, por varet në atë se sa kafeinë mund të tolerojnë njerëzit. Shenjat që tregojnë se keni konsumuar shumë kafein janë: dridhja, probleme me gjumin, dhimbje koke, marramendje, rritje e pulsit, dehidratim. Sa më shumë kafeinë të përmbajë një artikull ushqimor ose pije, aq më shumë ka gjasa të përjetoni efekte anësore. Shumica e njerëzve e ndjejnë efektin maksimal të kafeinës rreth një orë pas konsumimit. Pas katër deri në gjashtë orë, trupi juaj do të ketë djegur rreth gjysmën e asaj që keni marrë.

Por si ndikon kafeina në sistemin tuaj nervor?

Kafeina është një stimulues. Në tru, ai bllokon efektet e një kimikati të quajtur adenozinë, i cili ju bën të ndiheni të përgjumur. Më pas ndiheni më vigjilentë dhe më energjikë, kjo është arsyeja pse shumë njerëz pinë kafe ose çaj për të qëndruar zgjuar. Kafeina mund t'ju mbajë zgjuar edhe nëse ju nuk dëshironi. Nivelet e hormonit melatonin, për të cilin trupi juaj ka nevojë për të fjetur, ulen në prani të kafeinës. Nëse keni probleme me gjumin, mund të dëshironi të kufizoni konsumimin e kafeinës në pasdite dhe në mbrëmje. Një e keqe tjetër është se kafeina mund t'ju bëjë të ndiheni të shqetësuar, veçanërisht nëse konsumoni shumë. Nëse keni një çrregullim ekzistues ankthi ose paniku, mjeku juaj mund t'ju këshillojë të shmangni kafeinën. Në raste të tjera, kafeina mund të përmirësojë mirëqenien tuaj mendore. Ajo rrit rrjedhën e dopaminës, një kimikat i trurit që ju bën të ndiheni të lumtur. Kjo mund të jetë arsyeja pse pirja e një sasie të mjaftueshme kafeje ka reduktuar rrezikun e depresionit dhe vetëvrasjes tek disa pjesëmarrës në studim. Kafeina madje mund t'ju ndihmojë të mendoni dhe mbani mend më mirë. Gjithashtu, njerëzit e moshuar që konsumojnë kafeinë mund të kenë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe probleme të tjera të kujtesës të lidhura me moshën.

Ekziston mundësia e krijimit të varësisë ndaj kafeinës. Nëse keni dhimbje koke, ndiheni të dëshpëruar ose keni probleme me përqendrimin kur nuk konsumoni kafe, këto janë shenja se mund të keni krijuar varësi. Në përgjithësi, kafeina nuk është e dëmshme për zemrën tuaj. Nuk ka asnjë provë që marrja e kafeinës do të rrisë presionin e gjakut ose do të shkaktojë çrregullime të rrezikshme të ritmit të zemrës të njohura si aritmi. Kafeina është gjithashtu një diuretik, që do të thotë se inkurajon trupin tuaj të urinojë më shumë. Konsumimi i madh i kafeinës mund të dëmtojë një fëmijë në zhvillim, veçanërisht në fazat e hershme të shtatzënisë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni tërësisht kafeinën gjatë shtatzënisë, por mjekët rekomandojnë të kufizoni konsumimin në më pak se 200 miligramë në ditë. Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me marrjen e kafeinës dhe trupin tuaj, konsultohuni me një mjek./ Përktheu Syri net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco