Çka ndodh kur përzihen antibiotikët dhe alkooli?

Çka ndodh kur përzihen antibiotikët dhe alkooli?

09:13, 29/11/2022

Ekzistojnë barna kundër infeksioneve të cilat kurrsesi nuk bën të kombinohen me alkoolin, sepse madje edhe pirja e vetëm dy-tri gllënjkave birrë, madje edhe shurup kundër kollës i cili përmban metanol, mund t’ju shkaktojnë halucinacione të mëdha (madje jo ato argëtuese) dhembje koke, mundime, vjellje, rrahje zemre dhembje stomaku, skuqje e lëkurës së fytyrës, por gjërat mund të komplikohen edhe më keq, mund të çojnë edhe në vdekje.

Disa nga këto barna janë (orvagil, flagyl, atrican), tinidazol (triagil, fasigyn) dhe sulfametoksazol/trimetoprim (bactrim, trimosul, trimosazol, baktimol), të cilët përdoren për shërimin e infeksioneve të shkaktuara nga protozaoma apo bakteret.Disa nga to, posaçërisht orvagilin, shpesh ua përshkruajnë pacientëve dentistët, andaj patjetër verifikoni se a mund të pini ndonjë gllënjkë gjatë shërimit.

Sa u përket antibiotikëve të tjerë, e vërteta është që asnjë pije e vetme nuk do të dëmtojë, as që do të shkatërrojë ndikimin e alkoolit. Që të merrni veten sa më parë, më mirë është të përmbaheni disa ditë derisa jeni duke marrë barna. Kur inflamacioni (ftohja) të kalojë, do të keni arsye që të ngrini ndonjë dolli për shërimin tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco