Infektologu kosovar sqaron se përse të prekurit me Covid mund t'i kenë këto pasoja afatgjate

Infektologu kosovar sqaron se përse të prekurit me Covid mund t'i kenë këto pasoja afatgjate

23:00, 26/11/2022

Infektologu i njohur kosovar, Hamdi Ramadani, ka rikujtuar edhe një herë se ndër simptomat kryesore të pandemisë Covid-19 që nga shfaqja e tij në vitin 2019, ka qenë humbja e shijes dhe nuhatjes.

“Pandemia Covid-19 është një epidemi e cila u qas në fund të vitit 2019, ndërsa më mirë u qas në vitin 2020. Nga ajo kohë e tutje ajo vazhdimisht ka pasur lëvizje me valë të ndryshme, ku edhe Kosova ka pasur numër të madh të rasteve të qytetarëve të infektuar. Bazuar në ecurinë e pandemisë është vërtetuar që nga viti 2019 se kjo pandemi ka shkaktuar probleme në shqisa si në atë të nuhatjes e të shijes dhe është një numër i qytetarëve të cilët janë përballur me to”

Ramadani në një prononcim për Syri net Kosova ka komentuar rastin e një qytetareje e cila ka thënë për Syri se akoma nuk i janë rikthyer shqisa e shijimit dhe nuhatjes.

Ramadani këtë e ka vlerësuar si rast të rrallë  duke e dhënë shkak imunitetin e dobët të pacientës në fjalë.

Për Ramadanin, nëse qytetarja Diana Zeka është vaksinuar ky shqetësim mund të kalojë brenda pak muajsh.

“Është individuale paraqitja e shqisës së dëmtuar apo pengesave në nuhatje, tek perosnat e rralllë dhe së dyti kjo varët shumë nga imutiteti. Në qoftë se është i paviksinuar mendoj kjo simptomë e Covid-19 mund të zgjatë, kurse  nëse është i vaksinuar përso ni me kalimin e kohës dhe javët në vijim mund të ulet ose të kalohet ky shqetësim i madh”

Infektologu kosovar nuk rekomandon ndonjë terapi medicionare, veçse përkujdesit të vazhdueshëm duke konsumuar ushqime me shumë vitamin C dhe D.

“Mendoj që sa i përket terapisë në këtë rast duhet të konsumohet numër i madh i lëngjëve dhe i vitaminave, qaj me limon, pemë dhe perime që përmbajnë sasi konsiderueshe të vitaminës C dhe D. Në muajt e ardhshëm mendoj që ky simptom i pas Covid mund të kaloj vetëm në këtë formë ndryshe medicina nuk rekomandon ndonjë terapi tjetër”, ka përfunduar ai për Syri net Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco