Rritet numri i rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë

Rritet numri i rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë

08:55, 07/10/2022
Muaji tetor në gjithë botën, por edhe në Kosovë ndryshe njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
 
Këtë muaj bëhen fushatë për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
 
Në Kosovë këtë vit ka pasur rritje të numrit të grave të prekura nga kanceri i gjirit.
 
Drejtori i Klinikës se Onkologjisë Arben Bislimi , thotë se në krahasim me vitin e kaluar , këtë vit është shënuar rritje e numrit të të prekurve me kancer të gjirit deri në 15 për qind.
 
Sipas tij, rrezikut nga kanceri i gjirit nuk i shpëtojnë as meshkujt, por në një numër shumë të vogël.
 
“Numri i rasteve të reja me kancer gjiri ne kliniken e Onkologjisë deri tani të evidentuara është rreth 290 dhe krahasuar me vitin paraprak një rritje substanciale ndoshta 15%. Shumica janë të gjinisë femërore, por nuk përjashtohen as meshkujt në një raport vetëm 1%,” pohon Bislimi për arbresh.info.
 
Për të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut dhe kapjes së hershme të kancerit të gjirit, Bislimi thotë se si çdo vit edhe këtë vit janë organizuar aktivitete të ndryshme.
 
“Në partneritet me shoqatën JETA-VITA do të mbajmë takime, ligjërata, debate vetëdijsuese nëpër kolegje dhe fakultete me grupe të synuara lidhur me shëndetin e gjirit në përgjithësi,” shton Bislimi.
 
Ndryshe, me rastin e shënimit të muajit Tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, QKUK klinika e Radiologjisë dhe QKMF komuna e Prishtinës kryejnë kontrolla gjatë këtij muaji vetëm me udhëzim të mjekut.
 
Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë!
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco