Studiuesit thonë se virusi Ebola në Ugandë ka pësuar mutacion

Studiuesit thonë se virusi Ebola në Ugandë ka pësuar mutacion

08:31, 07/10/2022
Studiuesit në Ugandë thonë se virusi Ebola që qarkullon në vend ka pësuar mutacion.
 
Profesor Pontiano Kaleebu i Institutit të Kërkimit të Virusit të Ugandës thotë se megjithatë nuk ka asnjë provë që të jetë më i transmetueshëm se lloji origjinal.
 
Deri më tani janë raportuar 44 raste dhe 10 persona kanë vdekur nga ky virus, shkruan BBC.
 
Studiuesit që gjurmojnë përhapjen e Ebolës thonë se përbërja gjenetike e virusit duket e ngjashme me atë që shpërtheu një dekadë më parë.
 
Kështu, shkencëtarët besojnë se ky shpërthim mund të jetë transmetuar tek njerëzit nga një kafshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco