Kjo është arsyeja pse duhet të konsumoni më shpesh arra

Kjo është arsyeja pse duhet të konsumoni më shpesh arra

20:21, 06/10/2022

Ngrënia e arrave është një mënyrë ideale për të qëndruar të shëndetshëm me kalimin e moshës.

Gjegjësisht, hulumtimi i publikuar në revistën profesionale Nutrition, Metabolism, & Cardiovascular Diseases tregoi se arrat janë shumë të dobishme.

Në hulumtim morën pjesë 3.023 persona të moshës 18 deri në 30 vjeç. Është vërtetuar se ata që hanë rregullisht arra praktikojnë me sukses një dietë të shëndetshme, marrin pjesë më shumë në aktivitet fizik dhe janë më pak të ekspozuar ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

“Ata që fillojnë të hanë arra në moshë të re nuk do të kenë probleme me sëmundje të tilla, si diabeti dhe obeziteti. Nëse jeni në moshë të mesme dhe sapo keni filluar të praktikoni konsumimin e arrave, ka ende mundësi për të përmirësuar shëndetin tuaj”.

“Domethënë, ngrënia e arrave ndër të tjera, do t’ju ndihmojë të krijoni një meny të shëndetshme që do të mund t’i përmbaheni pa asnjë problem”, ka deklaruar mjekja Lyn M. Steffen për revistën Eat This, Not That.

Ajo ka shtuar se arrat përmbajnë acide omega-3 yndyrore, të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme. Përveç kësaj, ato përmbajnë edhe fibra që stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe për këtë arsye do të jeni më të ngopur për më gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco