Ky është ushqimi që duhet ta shmangni çdo mëngjes

Ky është ushqimi që duhet ta shmangni çdo mëngjes

23:33, 02/10/2022

Të gjithë e dimë tashmë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm. Të gjithë nutricionistët paralajmërojnë se ajo që hamë në mëngjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ata deklarojnë se për shëndetin është më mirë të konsumohen proteina.

Marrja e proteinave në mëngjes ruan nivelin e sheqerit dhe energjisë gjatë gjithë ditës, kjo do të thotë se përveç entuziazmit do të ndjejmë edhe një humor më të mirë në gjak, i cili është i qëndrueshëm gjatë gjithë mëngjesit, që do të thotë se uria dhe disponimi juaj janë gjithashtu më të qëndrueshme.

Shumica e njerëzve zakonisht hanë një sanduiç me gjalpë, djathë dhe produkte mishi të thatë për mëngjes dhe kjo zgjedhje mund të jetë e keqe për shëndetin, shprehen mjekët duke shtuar se ky lloj mëngjesi, sidomos në sasi më të mëdha, e mbingarkon pankreasin.

Sa më shumë të hani yndyrë shtazore, aq më i lartë është niveli i kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, aq më shpejt zhvillohet ateroskleroza. Formohen pllaka që bllokojnë rrjedhën e gjakut në zemër dhe shfaqet sëmundja koronare e zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco