Nuk ka çokollatë, por kjo është ëmbëlsira më me shumë kalori

Nuk ka çokollatë, por kjo është ëmbëlsira më me shumë kalori

11:03, 02/10/2022

Të gjithë i preferojnë ëmbëlsirat, madje edhe ata që janë në dietë bëjnë përjeshtime herë pas here.

Sidoqoftë, nëse dikush do t’ju pyeste se cila është ëmbëlsira më me kalori dhe e pashëndetshme, do t’i përgjigjeshit menjëherë ajo e stërmbushura me çokollatë ose shurup të shkrirë me lëng.

Megjithatë, mos nxitoni të gjykoni dhe sidomos mos përfundoni me përgjigje të lehta dhe të nxituara sepse “armiku” më i madh nuk është çokollata.

Të preferuara nga të gjithë, “donuts” janë një ëmbëlsirë me vetëm pak përbërës dhe të bëra vetë. Një racion i tyre ju shton automatikisht rreth 600 kalori me vajin e skuqur që është qershia mbi tortë.

Në rast se kombinohen me çokollatë apo akullore, do të kaloni 800 kalori.

Pra, kufizoni konsumimin e tyre në raste të veçanta dhe kur dëshira e fortë nuk ju lë. Kjo pasi rezultati në fund do të jetë fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco