Në qoftë se e matni kështu shtypjen e gjakut, do të keni rezultate të pasakta

Në qoftë se e matni kështu shtypjen e gjakut, do të keni rezultate të pasakta

08:25, 28/09/2022

Ekspertët zbulojnë gabimet të cilat i bëjnë shumica!

Ka rëndësi në cilën kohë të ditës e matni shtypjen.

Shtypja e ulët apo e lartë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, prandaj është shumë me rëndësi që ta matin në mënyrën e duhur.

Ekspertët theksojnë që njerëzit bëjnë gabime të mëdha me rastin e matjes së shtypjes.

1. Matjet në shtëpi mund të jenë të pasigurta, dhe shpesh shkuarja te mjeku është jopraktike dhe e lodhshme, mirëpo shtypjen e gjakut mund ta kontrolloni edhe në barnatore. Në barnatore patjetër duhet të përdoren vetëm aparatet për matjen e shtypjes së gjakut që janë kalibruar dhe lejuar nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit.

2. Efekti i mantelit të bardhë. Ndonjëherë është e mundur të merrni më shumë vlera nëse matni presionin në ordinancën e mjekut ose në një farmaci, ndaj është e domosdoshme të përsërisni matjen disa herë në shtëpi.

3. Matja është më e mirë në mëngjes midis orës 9 dhe 10 ose midis orës 17:00 dhe 18:00.

4. Është e domosdoshme që para matjes të qetësoheni së paku 5 minuta.

5. Pa kafe, pa alkool dhe pa cigare. Para matjes këto substanca patjetër duhet t’i shmangni. Gjithashtu nuk këshillohet që të bëni punë të rënda fizike.

6. Assesi mos i kryqëzoni këmbët. Në karrige uluni në atë mënyrë që të ndiheni rehat dhe të liroheni nga teprica e rrobave të cilat ju shtrëngojnë duart.

7. Tre matje. Gjatë matjes, personi nuk duhet të lëvizë ose të flasë. Shpesh, matja përsëritet tre herë dhe nëse rezultatet, pra mesatarja, janë më të larta se 135/85 mmHg, dyshohet për hipertension.

Kontrolli i kontrollit

Një rritje e presionit të gjakut nuk do të thotë domosdoshmërisht një sëmundje kronike, prandaj është e nevojshme të përsëritet ekzaminimi, në mënyrë që mjeku të përshkruajë terapinë adekuate. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco