Aplikimi i ushqimeve në menynë e fëmijëve: Kur bebja bën të hajë mjaltë?

Aplikimi i ushqimeve në menynë e fëmijëve: Kur bebja bën të hajë mjaltë?

21:26, 26/09/2022

Aplikimi i ushqimit të ngurtë është veprim me rëndësi në zhvillimin e bebes

Prindërit patjetër duhet të jenë të kujdesshëm me artikujt ushqimorë të cilët ia japin bebes, sepse, edhe pse janë të shëndetshëm, nuk janë të gjithë të sigurt për shëndetin e vogëlushëve.

Një ndër ata artikuj është edhe mjalti…

Edhe pse mjalti është një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe më shëruese, bebes assesi nuk bën t’i jepet pa i mbushur një vit.

Në të vërtetë, mjalti mund të përmbajë spore të bakterit Klostridium botilinum (Clostridium botulinum), i cili mund të shumëzohet në traktin digjestiv të bebes dhe të nxisë botulizmin, rrallë, por është sëmundje e rrezikshme për jetën.

Produktet e blera në dyqane të cilat përmbajnë mjaltë, siç janë drithërat apo qullet e gatshme, janë të sigurta për bebet, sepse në temperatura të larta me rastin e përgatitjes bakteret janë zhdukur.

Drejtoria e ushqimeve dhe e barnave (FDA) ka testuar ëmbëltuesit natyralë (siç është shurupi i misrit) dhe nuk ka gjetur baktere të rrezikshme, mirëpo gjithsesi është e këshillueshme që, para se të vendosni vetë se çfarë t’i jepni të hajë bebes, më parë konsultoheni me pediatrin tuaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco