Humbi 8 kilogramë në 8 javë, tregon saktësisht se çfarë ha në një ditë (FOTO)

Humbi 8 kilogramë në 8 javë, tregon saktësisht se çfarë ha në një ditë (FOTO)

15:42, 26/09/2022

Një grua e re australiane ka zbuluar së fundmi se si humbi tetë kilogramë në vetëm tetë javë. Ajo nuk ka ngurruar që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale se çfarë hante çdo ditë.

Alex nga Sydney ishte 69 kilogramë dhe ra në 58 kilogramë. Për të arritur peshën që dëshironte, ajo ‘pastroi’ dietën e saj dhe u regjistrua në palestër. E reja ka zbuluar se ka lënë gjithashtu edhe alkoolin.

Alex është shprehur se ‘ndihet fenomelane’ që kur hoqi dorë nga pijet alkoolike dhe nisi të mbante një dietë të shëndetshme të pasur me fruta, perime dhe drithëra.

Ajo ka treguar se për mëngjes ka një frut kivi, një portokall, dy të bardha veze dhe pak gjalpë kikiriku. Para drekës, ajo ha pak kokoshka të pa lyer me gjalpë si dhe një grusht bajamesh.

Dreka, vakti i preferuar i ditës, është një tas me perime me quinoa, brokoli, vezë, domate, gjysmë avokado, kastravec, kunguj të njomë, kërpudha dhe piper.

“Daily Mail” shkruan se për pasdite ha fasule dhe për darkë një tjetër tas perimesh 'të shijshme' këtë herë me quinoa, brokoli, kunguj të njomë, kërpudha, speca, gjysmë avokado dhe farat e susamit të zi.

Por, Alex është shprehur se faktori kryesor në rënien në peshë kaq shpejt është heqja dorë nga alkooli.

"Kam pasur shtatë javë pa alkool dhe nuk mendoj se kam në plan të filloj të pi së shpejti për shkak të asaj se sa fenomenale ndihem," shpjegoi ajo.

Influencuesja ka shpjeguar gjithashtu se e nisi palestrën ngadalë me ushtrime të lehta dhe tani ushtrohet katër ose pesë herë në javë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco