Kujdes nga 'Doktor Google', mund të dëmtoni shëndetin!

Kujdes nga 'Doktor Google', mund të dëmtoni shëndetin!

08:37, 26/09/2022
Njerëzit priren të kërkojnë informacione të natyrave të ndryshme, kryesisht shëndetësor në Google, por a është i besueshëm ky doktor virtual?
 
Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor në një dalje mediatike bëri thirrje që të mos i drejtohemi Google për çdo problem shëndetësor.
 
Sipas tij ky doktor virtual po i pengon njerëzit të shkojnë te mjeku real i cili mund t’i japë përgjigjet e nevojshme mbi çdo shqetësim shëndetësor.
 
“Aktualisht duke pasur parasysh që mund të themi në aspektin racional, me këmbë në tokë, një mjek real është pikërisht një individ  që bën një shkollë 5-6 vjet dhe nuk mundet kurrë ta zëvendësojmë këtë mjek, me një mjek virtual,” – u shpreh Mertenika.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco