Gurët në veshka: Cilat ushqime e shtojnë problemin edhe më shumë?

Gurët në veshka: Cilat ushqime e shtojnë problemin edhe më shumë?

08:31, 09/08/2022
Gurët në veshka janë një problem i zakonshëm shëndetësor që mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë dietën, marrjen e pakët të lëngjeve, peshën e tepërt trupore, disa kushte mjekësore, medikamente të caktuara dhe suplemente.
 
Gurët në veshka janë masa të forta metalesh dhe kripërash që formohen brenda organeve specifike. Është një gjendje e dhimbshme që mund të çojë në probleme urinare dhe dëmtime të veshkave nëse nuk trajtohet. Megjithatë, për fat të mirë, ju mund të ndihmoni në parandalimin ose zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të gurëve duke bërë zgjedhje më të shëndetshme të jetesës. Dhe kjo përfshin shmangien ose kufizimin e marrjes së ushqimeve të caktuara.
 
Nëse tashmë keni gurë, njohja e llojit të gurit që keni dhe bërja e ndryshimeve në atë që hani dhe pini, mund të parandalojë që problemi të përsëritet. Katër llojet kryesore të gurëve në veshka janë – gurët e oksalatit të kalciumit, gurët e fosfatit të kalciumit, gurët e acidit urik dhe gurët cistinë.
 
Gurët në veshka dhe cilat ushqime duhet të keni kujdes
 
Këtu janë disa ushqime që duhet t’i shmangni ose t’i hani me moderim për të reduktuar shanset për të zhvilluar gurë në veshka.
 
Ushqimet me përmbajtje të lartë natriumi
 
Konsumimi i më shumë natriumit, i cili është një përbërës i kripës, rrit sasinë e kalciumit në urinë, duke rritur rrezikun e gurëve të oksalatit të kalciumit, si dhe gurëve të fosfatit të kalciumit. Zvogëloni konsumimin e ushqimeve të konservuara, mishit të paketuar dhe erëzave që janë të pasura me natrium.
 
Ushqime të pasura me oksalate
 
Ju mund të kufizoni marrjen e ushqimeve të pasura me oksalat, veçanërisht nëse keni pasur gurë oksalat kalciumi. Këtu përfshihen spinaqi, panxhari, bajamet, shqemet, bamjet, arrat dhe produktet e arrave, krundet e grurit, panxhari, çokollata, çaji, patatet e ëmbla, shumë lloje manaferash etj.
 
Proteina shtazore
 
Ndërsa keni nevojë për një sasi të mjaftueshme të proteinave në dietën tuaj çdo ditë, ngrënia e proteinave shtazore si viçi, pula, derri, vezët, peshku, mund të rrisë sasinë e acidit urik që prodhoni. Provoni të zëvendësoni proteinat shtazore me proteina me bazë bimore si bishtajoret, ushqimet e sojës, arrat, etj., për të reduktuar rrezikun e gurëve në veshka.
 
Sheqerna të shtuara
 
Sheqernat e shtuara ose të rafinuara jo vetëm që mund të rrisin shanset për gurë, por gjithashtu rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera të rënda. Reduktoni ushqimet dhe pijet me sheqer ose shurup misri me fruktozë të lartë.
 
Alkooli
 
Meqenëse alkooli është diuretik, ai mund të shkaktojë dehidrim, duke rritur kështu rrezikun e gurëve në veshka. Alkooli rrit prodhimin e purinës, duke rezultuar në nivele më të larta të acidit urik në gjakun dhe urinën tuaj. Shumë acid urik mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka të acidit urik. Alkooli gjithashtu i siguron trupit tuaj kalori boshe, të cilat mund të kontribuojnë në shtimin e peshës që lidhet me një rrezik të shtuar të gurëve. Në vend të kësaj, pini ujë të mjaftueshëm për të parandaluar gurët dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
 
Dieta luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe parandalimin e gurëve në veshka. Bisedoni me mjekun tuaj për t’ju ndihmuar të planifikoni vaktet tuaja për të parandaluar gurët në veshka.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco