Kjo është receta bio që do t’ua bëjë dhëmbët borë të bardhë

Kjo është receta bio që do t’ua bëjë dhëmbët borë të bardhë

12:47, 06/08/2022

Dhëmbët e verdhë shqetësojnë shumë duhanpirës, veçanërisht ata që nuk mund ta imagjinojnë rutinën e përditshme pa cigare (dhe kafe).

Por, në vend që të shpenzoni para për procedurat dentare, ndonjëherë është mirë t’i jepni mundësi dhuratave nga natyra.

Një prej tyre është shafrani i Indisë dhe përveç zbardhjes së dhëmbëve, është një antibiotik i shkëlqyer dhe antiseptik natyral, që shëron plagët dhe inflamacionet në gojë, si dhe ndihmon në gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve.

Nëse përdorni tumerik për pastrimin e dhëmbëve rezultatin do ta shikoni pas një jave dhe receta është kjo:

1. Për të filluar, merrni pak pluhur shafran i Indisë (rreth 1/4 e lugës së çajit).

2. Zhytni një furçë dhëmbësh në lugë dhe lani dhëmbët në mënyrën e zakonshme.

3. Pasi të keni larë dhëmbët, mos e shpëlani menjëherë gojën, por lëreni këtë pastë të ‘bëjë mrekulli’ për tre deri në pesë minuta.

4. Pas kësaj, është e nevojshme të lani dhëmbët tërësisht, më saktë të hiqni çdo kokërr shafran të Indisë që ju ka ngecur mes dhëmbëve.

5. Kësaj recete mund t’ia shtoni edhe disa pika vaj ulliri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco