Rënia e flokëve ndikon në shëndetin tuaj mendor

Rënia e flokëve ndikon në shëndetin tuaj mendor

08:24, 05/07/2022

Studimet kanë zbuluar se rënia e konsiderueshme e flokëve mund të çojë në mungesë të vetëvlerësimit dhe një sërë çështjesh të tjera të shëndetit mendor, duke filluar nga stresi dhe ankthi deri te tendenca për vetëvrasje në raste ekstreme.

Flokët janë ndoshta ndër gjërat e para që njerëzit vënë re te dikush dhe priren të krijojnë një opinion për personalitetin e tij. Qofshin kaçurrela apo të drejtuara, flokët tuaj me siguri tregojnë diçka për ju.

Në rast se flokët fillojnë të bien para kohe, ka një efekt të madh psikologjik te njeriu. Studimet kanë zbuluar se rënia e konsiderueshme e flokëve mund të çojë në mungesë të vetëvlerësimit dhe një sërë çështjesh të tjera të shëndetit mendor, duke filluar nga stresi dhe ankthi deri te tendenca për vetëvrasje në raste ekstreme.

Dr. Debraj Shome, një kirurg kozmetik dhe Dr. Rinky Kapoor, dermatolog, kryen një studim të bazuar në pyetësor. Studimi është publikuar në revistën Dermatological Reviews, rreth ndikimit të rënies së flokëve në cilësinë e jetës te të rriturit në Indi. Për të kuptuar efektet e rënies së flokëve te njerëzit, pyetësorit iu përgjigjën rreth 800 persona mbi 18 vjeç, nga të cilët 442 ishin meshkuj dhe 358 femra. Bazuar në të dhënat, u vu re se në grupmoshën 18-30 vjeç, 30 për qind meshkuj dhe 27 për qind femra, raportuan probleme me rënien e flokëve të cilat ndikuan në jetën e tyre sociale. Ata ndiheshin të dëshpëruar, qëndronin në shtëpi dhe shmangnin shoqërimin. Shumë prej tyre u raportuan se ndiheshin të turpëruar, të frustruar, të poshtëruar ose të mërzitur për shkak të rënies së flokëve.

“Alopecia ose humbja e flokëve mund të ketë një ndikim psikologjik në formë të stresit, ankthit, depresionit, humbjes së besimit, vlerësimit të ulët, mendimeve për vetëvrasje dhe fobisë sociale për shkak të ndikimit në pamjen e tyre fizike. Përafërsisht, 50 për qind e burrave dhe grave, pavarësisht moshës së tyre, preken nga alopecia për shkak të disa faktorëve si ndryshimet fizike, kimike, hormonale, sëmundjet autoimune dhe inflamatore, sëmundjet kongjenitale, infeksionet dhe neoplazmat etj. Kjo tregon se ajo që nuk është në kokë (flokët) mund të ndikojë në fakt brenda kokës”, tha kirurgu Dr. Debraj Shome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco