QKUK: Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze, rritet për 100% numri i operacioneve në vena

QKUK: Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze, rritet për 100% numri i operacioneve në vena

14:34, 04/07/2022

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është hequr lista e pritjes për vendosjen e  fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohët  kryerja e  procesit të Dializës.

Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës.

Po ashtu, është rritur për 100% numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të Radio-frekuencës.

Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco