KUJDES! Gjatësia e gishtit mund të tregojë rrezikun për t’u prekur nga kanceri

KUJDES! Gjatësia e gishtit mund të tregojë rrezikun për t’u prekur nga kanceri

10:13, 01/07/2022

Shumë pjesë të trupit mund të paralajmërojnë për probleme të caktuara shëndetësore, veçanërisht sytë, lëkura, thonjtë dhe gishtat. Ekspertët theksojnë që t’i kushtoni vëmendje duarve tuaja, pasi ato mund të paraqesin disa shenja paralajmëruese që mund t’ju duhet të kontrolloheni.

Disa studime kanë sugjeruar një lidhje midis gjatësisë së gishtit të unazës te meshkujt dhe gjasave për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Rezulton se sa më i gjatë të jetë gishti i unazës në krahasim me gishtin tregues, aq më i madh është rreziku, sipas The Mirror.

Për sa i përket kushteve shëndetësore dhe lidhjes me gishtat, fryrja e tyre është gjithashtu një simptomë që duhet të keni parasysh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco