Çka po ndodh me shëndetin mendor të shqiptarëve?

Çka po ndodh me shëndetin mendor të shqiptarëve?

15:12, 26/05/2022

Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, sjell problemet e mëdha që ka shoqëria shqiptare, siç është lënia e lirë në rrugë e personave që kanë probleme mendore, të cilët shpesh kthehen në rrezik për qytetarët e tjerë.

Gazetarja Nertila Doko ka kontaktuar me dy motrat të cilat pak muaj më parë u dhunuan në rrugën “Myslym Shyri” nga një i ri, i cili tashmë njihet nga të gjithë për shkak të rasteve të përsëritura.

Denis Telo është 32-vjeçari që shpesh ka dhunuar vajzat në rrugë, por përveç shoqërimit në polici asnjë nga institucionet e tjera nuk është marrë me këtë rast.

Por nuk është vetëm Denisi, janë të shumta rastet kur njerëz që kanë nevojë për përkujdesje nga institucionet enden rrugëve duke u kthyer në rrezik për shoqërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco