Rritet paniku për linë e majmunit: Sëmundja është përhapur nga festivali 'fetish'

Rritet paniku për linë e majmunit: Sëmundja është përhapur nga festivali 'fetish'

12:15, 21/05/2022

Ndërsa virusi i lisë së majmunit u përhap me shpejtësi dhe shqetësoi botën, u njoftua se disa nga rastet e zbuluara në Belgjikë kishin lidhje me festivalin fetish të quajtur "Darklands" të mbajtur në Antwerp, qyteti i dytë më i madh i vendit, dy javë më parë.

Menaxheri i festivalit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faceook, iu ka ka kërkuar pjesmarrësve të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave të ngjashme me ato të gripit dhe flluskave në lëkurë.

Ekipi i festivalit pretendon se virusi i lisë së majmunit u përhap përmes të pranishmëve të huaj.

Festivali i fetishit Darklands, i cili u mbajt në Antwerp midis 4 dhe 9 maj, tërhoqi 10,000 vizitorë, kryesisht burra, nga Turqia dhe jashtë saj.

Në Belgjikë tani është vendosur që të infektuarit më virusin e lisë së majmunit të qëndrojnë në karantinë.

Ata që kanë pasur kontakte me këta persona iu është kërkuar të monitorojnë vetë nëse shfaqin simptomat.

Kontaktet me rrezik të lartë përfshijnë shokët e dhomës, partnerët seksualë, kontaktet e ngushta dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientin. 

Gjithashtu do të organizohet një fushatë ndërgjegjësimi për homoseksualët dhe njerëzit me partnerë të shumtë. 

Isabel Brosius, nga Instituti i Mjekësisë në Antwerp, tha se mundësia e përhapjes së virusit është shumë e ulët, por ata ende po monitorojnë situatën nga afër. 

Joris Monens, nga Agjencia Belge e Kujdesit dhe Shëndetit, deklaroi se nuk ka ende arsye për t'u shqetësuar për përhapjen e virusit të lisë së majmunit në komunitet dhe tha: "Sëmundja transmetohet vetëm përmes kontaktit të ngushtë, jo përmes kontaktit afatshkurtër por duhet të jemi akoma të kujdesshëm”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco