Kafshimi i gjarpërit dhe kujdesi mjekësor emergjent

Kafshimi i gjarpërit dhe kujdesi mjekësor emergjent

20:54, 15/05/2022

Shkruan Basri Lenjani:

KAFSHIMI I GJARPËRIT  DHE KUJDESI MJEKËSOR EMERGJENT

Në vendin tonë më së shpeshti jetojnë gjarpërinjtë helmues të familjes Vipera, kurse për patologjinë tonë më të rëndësishëm janë: 1. Vipera berus, 2. Vipera amodytes, ndërsa të tjerët janë të rrallë. 
Kafshimet nga gjarpri ndodhin zakonisht gjatë stinës së verës, sidomos në rajonin e Shqipërisë së Mesme dhe në veri, si dhe në fshatrat shqiptare në kufi me Malin e Zi dhe të Shqipërisë. Gjatë kafshimit të gjarprit, ai përmes dhëmbëve të tij injekton helmin. 

Vipera amodytes lëshon materien helmuese rreth 20 mg e cila konsiderohet si dozë vdekjeprurëse për njeriun. Vipera berus është dozë helmuese vdekjeprurëse (letale) për njeriun që është në masën rreth 14 mg.  

Helmi i gjarprit përmban rreth 20 komponente me efekte toksike të cilat mund të veprojnë në organe, sisteme, zakonisht në: sistemin kardiovaskular, nervor, respirator dhe në atë hematologjike.

Nga helmet që dominojnë janë: hemotoksinet dhe më pak neurotoksini dhe kardiotoksini. Kafshimi nga gjarpri hynë në patologjinë e shpeshtë të emergjencës mjekësore është një lëndim i shkaktuar nga një gjarpër helmues. 

Shim më poshë.... KeshilLat  e dobishme për ruatjen e shëndetit.

Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.PhD
MAJ 2022

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco