Sëmundja e cila i paraqitet grave kur nuk bëjnë seks mjaftueshëm

Sëmundja e cila i paraqitet grave kur nuk bëjnë seks mjaftueshëm

08:38, 21/01/2022

Një terapiste thotë se trupi i gruas i përjeton disa pasoja si mungesë e seksit

Louis Mazanti ka treguar për ‘The Sun’ se femrat të cilat nuk bëjnë seks mjaftueshëm e përjetojnë një gjendje të njohur si atrofia vagjinale.

Kjo ndryshe njihet edhe si ‘thatësia vagjinale’, por e cila tingëllon shumë më pak ekstreme.

Simptomat e kësaj gjendje përfshijnë:

– Irritim vagjinal, kruarje apo djegie
– Parehati gjatë seksit
– Dëshirë më e vogël për seks
– Vështirësi për t’u eksituar dhe për të arritur orgazëm
– Sipërfaqja e vagjinës duket e zbehtë dhe e hollë
– E ndjeni nevojën për të urinuar më shpesh se zakonisht

Vaginiti atrofik është hollimi dhe inflamimi i mureve të vaginës si rezultat i mungesës së estrogjenit. Më së shumti ndodh pas menopauzës, por mund të zhvillohet edhe gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës ose në çdo periudhë ku ka ulje të prodhimit të estrogjenit.

Si rezultat i atrofitit vaginal ulet dëshira seksuale dhe marrëdhëniet seksuale bëhen të dhimbshme. Kjo është sëmundje e cila i prek shumicën e grave në një fazë të jetës së tyre, e veçanërisht gjatë menopauzës.

Simptomat e lehta mund të lehtësohen duke përdorur lubrifikues ose xhel vaginal. Nëse simptomat janë shqetësuese, mund të përdoren krem estrogjenik vagjinal ose estrogjen oral duke lehtësuar shumë tharjen, djegien dhe elasticitetin vaginal. Mjekimi duhet të jetë për një kohë relativisht të gjatë në varësi të simptomave.

Në rast të kanceri të gjirit nuk rekomandohet estrogjeni oral sidomos në rastet kur kanceri është hormonal i ndjeshëm. Në të tilla raste më mirë do ishte të përdoreshin lubrifikues ose xhel vagjinal.

Mazanti sugjeron që femrat ta trajtojnë këtë sëmundje përmes orgazmave të rregullta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco