Sëmundjet e zemrës te femrat

Sëmundjet e zemrës te femrat

13:31, 20/01/2022
Në të shkuarën, ekzistonte mendimi i përgjithshëm që ataku kardiak është një problem që i përket kryesisht meshkujve, sepse femrat sëmuren nga zemra pak më vonë se meshkujt (rreth një dekadë më pas).
Në fakt, gratë kanë favorin e madh, që mund të mbrohen nga hormone femërore, deri sa të fillojë menopauza. Kështu që është e vërtetë që deri para moshës 50 vjeç, ka më pak femra me shfaqje të sëmundjes koronare se sa meshkujt, por kur afrohet mosha 60-70 vjeç, kjo pabarazi zvogëlohet së tepërmi deri në barazim. Meqë femrat jetojnë më gjatë se meshkujt dhe ne po bëhemi dita-ditës një popullsi më e moshuar, së shpejti do të ketë më shumë femra, se sa meshkuj që jetojnë me problemet që sjell sëmundja koronare.
Studimet tregojnë se shumica e femrave mendojnë që janë të rrezikuara më shumë nga kanceri, sesa nga Sëmundja e Arterieve Koronare (SAK), por, në fakt, femrat që vdesin nga probleme kardiake janë në numër katërfish më shumë, sesa ato që vdesin nga kanceri i gjirit. Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut marrin më shumë jetë grash, sesa të gjithë llojet e kancerit të marra së bashku.
KUJDES! - DO TË JENI MË TË PREDISPOZUAR PËR ZHVILLIMIN E ATEROSKLEROZËS NËSE:
• Ju pini duhan
• Ju keni tension të lartë të gjakut
• Ju jeni mbipeshë ose obezë
• Keni vlera të larta të kolesterolit në gjakun tuaj
• Ju bëni pak aktivitet fizik
• Ju keni diabet ose
• Ju keni një histori familjare për sëmundje kardiake. Kjo do të thotë që një familjar i ngushtë i juaji (nënë, baba, vëlla, motër) ka bërë ngjarje kardiake, përpara moshës 55 vjeç për meshkujt dhe përpara moshës 65 vjeç për femrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco