Harroni shpesh? Ja kur duhet të filloni të shqetësoheni!

Harroni shpesh? Ja kur duhet të filloni të shqetësoheni!

11:27, 20/01/2022

Një telefonatë e rëndësishme e harruar, por edhe syzet nuk gjenden më, çelësat e makinës një zot e di ku janë. Harresa të vogla të së përditshmes, janë boshllëqe të vërteta kujtese që i ndodhin të gjithëve. Por kur humbja e kujtetsës kthehet në një problem, ose shpesh bëhet shenjë e një sëmundjeje neurodegjenerative?

 

Incidentet e vogla të cilat lidhen me jetën e përditshme, më shumicën e rasteve nuk duhet të përbëjnë shqetësim ose alarm. Mund të ndodhë, që është brenda normave, që të kujtosh një film të cilin e ke pare disa ditë më pare dhe të përpiqesh t’i kujtosh titullin. Kjo ndodh pasi ne nuk arrijmë të kodojmë të gjithë informacionin, ta ruajmë mënjanë dhe pastaj të na kujtohet si me komandë. Gama e rasteve të humbura në harresën e kujtesës është e gjerë.

 

Për të ndihmuar në zgjimin e kujtesës mund të përdorim truke të vogla. Ka nga ata njerëz që bëjnë udhëtim pas duke ndjekur gjurmët e çdo faze për të gjetur se ku e kanë lënë makinën. Duke lënë mënjanë ankthin, dyshimet vazhdojnë të mbeten. Nëse harresa bëhet e shpeshtë dhe prësëritet disa here në të njëjtën javë pa patur në jetën tone kushte të veçanta stresi, ose mungese të gjumit atëherë duhet të përqëndrohemi në gabimet e kujtesës. Dhe është thelbësore të kryhet një vlerësim, së pari i përgjithshëm pastaj klinik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco