Kjo është mënyra si të stërviteni në dimër dhe të ruani rutinën e bukurisë

Kjo është mënyra si të stërviteni në dimër dhe të ruani rutinën e bukurisë

20:50, 18/01/2022

Nuk ka temperatura që mund t’ju pengojnë të stërviteni, nëse keni vullnetin dhe dëshirën për ta bërë. Shqiptarët vitet e fundit po përshtaten dhe po e asimilojnë më shpejt sportin në përditshmëri, por për ata që mendojnë se nuk kemi kushtet e duhura të motit për t’u stërvitur edhe në dimër, e keni shumë gabim. Ju mund të stërviteni mes erës, borës dhe shiut dhe të mbroheni nga rreziqet që stina e dimrit mund të sjellë.

Nëse në verë është gjithmonë dëshira për të qenë të freskët, në dimër fokusi qëndron tek rehatia dhe mbrojtja. Sidomos për ata që merren me sporte në natyrë dhe sidomos në qytete ku smogu, papastërtitë dhe toksinat depozitohen në lëkurë dhe në flokë.

Gjalpi Shea, arnika, kripërat minerale, vitaminat, sidomos vitamina C, janë gjërat thelbësore të kësaj rutine. Sepse sekreti kur dilni për vrap por edhe nëse bëni joga në park është gjithmonë mbrojtja. Kur djersini ndërkohë që jashtë janë temperatura të ulëta, me siguri që lëkura juaj ka nevojë për masa paraprake shtesë.

Dmth, kremrat e fytyrës duhet të jenë ushqyes dhe hidratues, me një përbërje të qëndrueshme dhe të pasur, por mbi të gjitha duhet të përthithen shpejt. Jo vetëm kaq, kremrat duhet të veprojnë si aktivizues hidratimi. Konkretisht, ato duhet të aktivizojnë hidratimin normal të epidermës dhe të veprojnë në thellësi për të mos humbur përfitimet nga djersa. Ato nuk duhet të krijojnë acarim dhe skuqje kur veprojnë me pH e djersës, por të krijojnë mbrojtje ndaj temperaturave të ulëta.

Kujdesuni për mbrojtjen nga dielli gjithmonë, edhe në dimër

Temperaturat e ulëta nuk do të thonë që nuk ka diell. Përkundrazi. Për këdo që ushtron sportin në natyrë mbrojtja nga dielli është thelbësore. Dielli është gjithmonë i nevojshëm: por kujtoni se bora reflekton 82% të rrezeve, rëra 17%, uji 5% madje edhe bari dhe betoni reflektojne me 3% rrezet e diellit. Edhe kur koha është me re, rreth 98% e rrezeve depërtojnë nëpër re.

Shtojini kësaj edhe stresin oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira dhe sforcimin fizik. Për këtë arsye, kremrat kundër diellit duhet të jenë të formuluara me tekstura ultra të lehta por mbi të gjitha që mbrojnë jo vetëm nga dëmtimet e diellit por edhe nga plakja dhe të jenë të dizajnuara për t’i rezistuar djersës.

Suplementet bëjnë diferencën

Për të luftuar stresin oksidativ dhe për të forcuar sistemin imunitar, suplementet mund të bëjnë një ndryshim. Në rastin e parë, smogu, ndotja, dielli dhe për rrjedhojë stresi oksidativ shkaktojnë prodhimin e radikaleve të lira që përshpejtojnë procesin e plakjes. Dy përbërësit që duhen kërkuar janë vitaminat C dhe E: të dyja kanë funksionin e mbrojtjes kundër dëmtimit nga stresi oksidativ, por edhe të rritjes së prodhimit të kolagjenit, në mënyrë që të pengojnë plakjen e lëkurës.

Vitaminat B12 dhe D janë gjithashtu të dobishme: ato rrisin mbrojtjen e sistemit imunitar, i cili vihet në diskutim në dimër për shkak të temperaturave të ulëta. Gjithashtu vitamina B6, së bashku me acidin folik ndihmon për të luftuar dobësinë dhe lodhjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco