Studimi tregon se vaksina HPV redukton kancerin e qafës së mitrës te gratë e reja

Studimi tregon se vaksina HPV redukton kancerin e qafës së mitrës te gratë e reja

20:49, 01/12/2021

Vajzat 14-24 vjeçe që marrin vaksinën HPV kanë shumë më pak gjasa të kontraktohen ose të vdesin nga kanceri i qafës së mitrës sesa gratë vetëm disa vjet më të vjetra, 25 e tutje, raporton një studim i ri.

Pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës shkaktohen nga papillomavirusi i njeriut, ose HPV, për të cilin një vaksinë ka qenë e disponueshme që nga viti 2006.

Vdekjet dhe rastet e kancerit të qafës së mitrës kanë rënë në mënyrë dramatike te gratë 14 deri në 24 vjeç, veçanërisht në krahasim me ato midis 25 dhe 39 vjeç.

Për të cilat vaksina nuk ishte e disponueshme në fëmijëri, sipas gjetjeve të publikuara të hënën në JAMA Pediatrics.

“Të dhënat janë të bukura sepse na tregojnë se çfarë të presim kur vaksinohen të gjithë. Është provë se kjo funksionon”, tha Dr. Kathleen Moore, specialiste e kancerit gjinekologjik në Qendrën e Kancerit Stephenson të Universitetit të Oklahomas.

Vaksinimi kundër HPV ul rrezikun e kancerit të qafës së mitrës deri në 87 për qind, zbulon një studim britanik.

Që kur vaksina doli në treg, vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës janë ulur me 43 për qind dhe rastet me 38 për qind te femrat midis moshës 15 dhe 24 vjeç, zbuluan studiuesit.

Për krahasim, vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës në fakt u rritën mesatarisht me rreth 4 për qind te gratë midis 25 dhe 29 vjeç dhe u ulën me rreth 5 pwr qind te gratë në të 30-at e tyre.

Ekspertët e kancerit presin që rastet e kancerit të qafës së mitrës dhe vdekjet gjithashtu do të fillojnë të bien në ato grupmosha pak më të vjetra, ndërsa vajzat që janë vaksinuar kundër HPV rriten.

Një dozë e vetme e vaksinës HPV mund të jetë e mjaftueshme për mbrojtje, sugjeron testi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco