Kjo është sëmundja që

Kjo është sëmundja që "vjedh" mendjen, ka prekur mbi 80 milionë njerëz

14:02, 30/11/2021

Numri i njerëzve me demencë anembanë botës është në rritje të frikshme. Sëmundja që "vjedh" mendjen nuk ka shërim, por studiuesit bëjnë të ditur se vitet e fundit janë bërë përparime në identifikimin e faktorëve të rrezikut që çojnë në demencë.

Të paktën një nga faktorët e rrezikut, me kalimin e viteve, është i pashmangshëm, por studiuesit theksojnë se zgjedhja e një stili jetese të caktuar mund të shtyjë në kohë shfaqjen e sëmundjes.

Miliona më shumë, pse?

Vlerësohet se 82 milionë njerëz në mbarë botën do të vuajnë nga demenca deri në vitin 2030, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Demenca shkakton një rënie graduale të aftësive të të menduarit, prek kujtesën, humorin, të folurin dhe funksionet e tjera të trurit. Personat me demencë bëhen totalisht të paaftë për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe kërkojnë kujdes e vëmendje të vazhdueshme.

Alzheimer është shkaku kryesor, dhe i ndjekur nga stroku dhe patologji të tjera që dëmtojnë enët e gjakut mund të shkaktojnë atë që njihet si demenca vaskulare.

Në një studim u zbulua se njerëzit me presion të lartë të gjakut në moshën e mesme kishin një rrezik pothuajse 40% më të lartë për demencë.

Testet mund të identifikojnë individët, gjenet e të cilëve i bëjnë ata më të predispozuar për t'u prekur nga demenca.

Elementë të tjerë që ndikojnë në shëndetin e trurit, janë:

• Gjumi i pamjaftueshëm

• Përdorimi i aparatit të dëgjimit nëse është i nevojshëm

• Mbrojtja e kokës nga dëmtimet

• Ndërveprimi i rregullt shoqëror dhe llojet e tjera të stimulimit mendor

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco