Pse flemë më shumë? Kjo mund të jetë shenjë e një gjendjeje shëndetësore

Pse flemë më shumë? Kjo mund të jetë shenjë e një gjendjeje shëndetësore

17:42, 28/11/2021

Gjumi i tepërt mund të ketë efekte të dëmshme…

Mungesa e gjumit jo vetëm që mund të shkaktojë një rënie të produktivitetit, të çojë në një humor dhe shëndet të keq, por gjithashtu mund të ndikohet nga gjumi i gjatë.

Çdo person është i ndryshëm kur është fjala për sa gjumë i duhet për t’u ndier i pushuar, shkruan Real Simple, përcjell Telegrafi.

Sigurisht, do të ketë ditë kur do të kemi nevojë për më shumë gjumë, por çfarë do të na ndodhë nëse na bëhet rutinë e përditshme.

Disavantazhet e gjumit të tepërt

Gjumi i tepërt mund të ketë efekte të shumta të dëmshme, ka konstatuar shkenca. Për shembull, gratë që flenë rregullisht midis orës nëntë dhe njëmbëdhjetë janë treguar se kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës – edhe pse shkaku është i panjohur.

Gjumi i tepërt shoqërohet gjithashtu me depresion dhe shtim në peshë, kështu që mund të shkaktojë ndryshime të dukshme në trupin tuaj.

Çfarë mund të thotë gjumë i tepërt?

Nëse e keni të vështirë të ngriheni nga shtrati edhe pas nëntë orësh gjumë, mund të jetë një shenjë e një gjendjeje shëndetësore. Njëra prej tyre është shenjë depresioni, i cili mund t’jua shterojë energjinë dhe e bënë të vështirë ngritjen nga shtrati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco