Pasi ta lexoni këtë lajm, çdo natë do ta mbani një jastëk nën këmbë

Pasi ta lexoni këtë lajm, çdo natë do ta mbani një jastëk nën këmbë

09:34, 27/11/2021

Pas një dite të lodhshme, fundin e ditës mezi e presim të gjithë për arsyen e vetme: do shtrihemi për të fjetur! Ndonëse është një nevojë fizike që ne e bëjmë çdo ditë, ka zakone të këqija që ndikojnë negativisht tek orët e pushimit tonë dhe tek postura kur zgjohemi. 

Nëse doni të mësoni një hile që ju ndihmon në cilësinë e gjumit dhe të jetës dëgjoni me vëmendje: Që sot, merrni një jastëk tjetër dhe vendoseni mes këmbëve. Pse?

1. Ndihmon në përmirësimin e posturës

Ca pozicione gjumi janë më të mira për shpinën tonë se ca të tjera, prandaj mënyra sesi shtrihemi ka shumë rëndësi. Nëse pozicionohemi në mënyrë asimetrike, mund t’i shkaktojmë dëme të rënda strukturës së shpinës, prandaj këshillohet që një jastëk të vendoset mes gjunjëve, për të pushuar në pozicion simetrik.

2. Redukton dhimbjen e shpinës

Ka njerëz që kanë dhimbje shpine kronike. Duke vendosur një jastëk, do të ndiheni më të qetë dhe do të reduktoni rëndesën e këmbëve dhe dhimbjen e mesit.

3. Ndihmon gjatë shtatzënisë

Redukton tensionet e shtyllës kurrizore gjatë natës, duke e mbajtur shpinën në pozicion neutral. 

4. Mund ta vendosni edhe poshtë këmbëve tuaja.

Nëse preferoni të flini me shpinë, mund të vendosni 2 jastëkë. Një poshtë këmbve dhe një tjetër për të mbështetur shpinën. Pozicioni neutral do t’ju ndihmojë në minimizimin e dhimbjeve të shpinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco