Mos i injoroni këto simptoma që vijnë nga mungesa e jodit në trup

Mos i injoroni këto simptoma që vijnë nga mungesa e jodit në trup

15:02, 27/10/2021

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çrregullimet e mungesës së jodit, të cilat mund të fillojnë para lindjes, mund të rrezikojnë shëndetin mendor të fëmijëve dhe shpesh mbijetesën e tyre.

Është gjithashtu një shkak shqetësues gjatë shtatzënisë pasi mungesa serioze e jodit mund të rezultojë në lindje të vdekur, abort spontan, anomali kongjenitale ose dëmtime mendore.

Andaj më poshtë gjeni disa nga simptomat më të zakonshme që tregojnë se po përballeni me mungesë të jodit në trup.

Ndjenja e letargjisë

Mungesa e hormoneve tiroide mund të ngadalësojë metabolizmin e një personi dhe ta lërë atë të lodhur dhe të shteruar nga energjia. Ju mund të ndiheni letargjik dhe të lodhur në shumicën e rasteve dhe të vuani vazhdimisht nga dobësia.

Ndjenja e të ftohtit

Kur metabolizmi i një personi ndikohet për shkak të mungesës së jodit, prodhohet më pak energji dhe njeriu mund të fillojë të ndihet i ftohtë, edhe kur është dukshëm ngrohtë për të tjerët rreth jush.

Vështirësi në përqendrim

Njerëzit me mungesë jodi përballen me probleme të kujtesës pasi hormonet tiroide gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Sipas një studimi, hipokampusi është më i vogël te njerëzit me nivele të ulëta të tiroides. Ju mund të keni vështirësi në përqendrim dhe mund të keni një kujtesë të dobët..

Shtimi në peshë

Problemet me funksionin e tiroides ndikojnë në metabolizmin dhe mund të përjetoni shtim të pazakontë në peshë.

Depresioni

Një person gjithashtu mund të bëhet më i prirë ndaj periudhave depresive për shkak të mungesës së jodit.

Rënia e flokëve

Problemi me hormonet e tiroides mund të nënkuptojë gjithashtu se folikulat e flokëve tuaj nuk zëvendësohen për shkak të së cilës mund të pësoni rënie të flokëve.

Lëkura e thatë

Hormonet e tiroides ndihmojnë gjithashtu në rinovimin e qelizave. Kur kjo nuk ndodh dhe qelizat e vdekura grumbullohen, lëkura juaj mund të ndihet vërtet e thatë.

Ju po ashtu mund të ndjeni se zemra juaj rrah më ngadalë, dhe gjithashtu do të keni zmadhim të mjekrës dhe qafës për shkak të zmadhimit të gjëndrës suaj tiroide.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco