Iu rrinë këmbët të ftohta? Zbuloni problemin e rrezikshëm shëndetësor që fshihet pas kësaj simptome

Iu rrinë këmbët të ftohta? Zbuloni problemin e rrezikshëm shëndetësor që fshihet pas kësaj simptome

08:09, 22/10/2021

Qarkullimi i dobët i gjakut njihet edhe si “vrasës i heshtur” dhe mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë edhe aktivitetin e dobët fizik, hipertensionin, diabetin, pirjen e duhanit.

Simptomat me kohën zhvillohen dhe është mirë t’i njihni ato me kohë. Nëse keni probleme vetëm me qarkullimin e dobët të gjakut, atëherë ilaçet natyrale janë më të përsosurat për ta ndrequr këtë problem.

Konsumoni më shumë ujë

Është e domosdoshme të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, pasi uji e përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe në këtë mënyrë oksigjeni dhe vlerat tjera ushqyese mbarten në indet dhe organet tuaja. Veç kësaj, uji e përmirëson tretjen dhe qelizat.

Hudhra

Studime të fundit tregojnë se hudhra është thelbësore për shëndetin kardiovaskular.

Kjo pasi hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e arterosklerozës, për shkak se e parandalojnë ndërtimin e stemave në arterie dhe e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Vaji i peshkut

Acidët omega-3 që gjenden në vaj të peshkut ndihmojnë në heqjen e yndyrave në arterie dhe shkaktojnë qarkullim më të mirë të gj akut.

Xhenxhefili – Nëse konsumoni xhenxhefil rregullisht, ju do të parandaloni shumë sëmundje kardiovaskulare, pasi përbërësit e vet promovojnë qarkullimin adekuat të gjakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco