Vjen superstudimi, ja ushqimi i cili mund t'ju shpëtojë nga depresioni

Vjen superstudimi, ja ushqimi i cili mund t'ju shpëtojë nga depresioni

21:44, 20/10/2021

Kërpudhat janë të njohura për përfitimet e tyre të shumta shëndetësore. Në fakt, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët e Kolegjit Mjekësor të Universitetit të Pensilvanisë të botuar në Journal of Affective Disorders, kërpudhat jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe vdekjes së parakohshme, por gjithashtu mbrojnë shëndetin mendor.

Simptomat depresive, përfshirë luhatjet e humorit dhe ankthin, u përmirësuan ndjeshëm dhe pati një përmirësim të simptomave në më shumë se 32 përqind të pjesëmarrësve. Kërpudhat përmbajnë ergothionine, një antioksidant që mbron nga dëmtimi i qelizave dhe indeve në trup. 

Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme mendore, të tilla si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni.

Kërpudhat e bardha, për shembull, përmbajnë kalium, i cili mendohet se zvogëlon stresin. “Kërpudhat janë burimi më i madh ushqyes i aminoacidit ergothionine – anti -inflamator që nuk mund të sintetizohet nga trupi i njeriut. Në nivele të larta, mund të zvogëlojë rrezikun e stresit oksidativ, i cili nga ana tjetër mund të zvogëlojë simptomat e depresionit, ” thotë studiuesi Dr. Xhibril Ba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco