Ugur Sahin dhe Lemzlem Tureci japin lajmin e mirë për 'murtajën e epokës', kancerin

Ugur Sahin dhe Lemzlem Tureci japin lajmin e mirë për 'murtajën e epokës', kancerin

09:06, 19/10/2021

Bashkëthemeluesit e BioNTech, një kompani bioteknologjike që zhvilloi një vaksinë kundër koronavirusit në Gjermani, Dr. Lemzlem Türeci dhe Prof. Dr. Uğur Şahin së fundmi kanë dhënë një intervistë për gazeten greke ‘Kathimerini’.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Alexis Papachelas, Sahin dhe Tureci dhanë informacione në lidhje me epideminë e koronavirusit dhe shpresë për sëmundjen e shekullit, kancerit.

Në lidhje me pandeminë COVID-19 Sahin e përshkroi variantin Delta si ‘mutacion dominues’ por që vaksina anti-covid që ata kanë zhvilluar ka neutralizuar këtë variant.

‘Pa dozën e tretë mutacioni delta do të vazhdojë të transmetohet. Dy dozat vetëm e zvogëlojnë rastet e rënda por doza e tretë do të ndalojë plotësisht transmetimin e sëmundjes' është shprehur Sahin për gazetën helene.

Ndërsa bashkëshortja e tij Lemzlem Tureci iu përgjigj dhe njëherë pretendimeve të njerëzve që janë kundër vaksinës.

Duke tërhequr dhe njëherë vëmëndjen se teknologjia mRNA nuk ndryshon strukturën e qelizës, Tureci u shpreh:

"Pas injektimit, ajo bën punën e saj dhe krijon një përgjigje imune. Me fjalë të tjera, asgjë nuk ndryshon në trup. Më shumë se 40 mijë njerëz janë të vaksinuar në testet tona klinike, dhe gjithashtu 100 milion njerëz në botë janë vaksinuar, dhe të dhënat e sigurisë na tregojnë se është e sigurt. ‘.

Dr. Uğur Şahin gjithashtu foli dhe  për vaksinat e kancerit që do të zhvillohen duke përdorur teknologjinë mRNA. 

"Unë besoj se kanceri mund të shërohet me vaksina së shpejti. Ne kemi punuar me qelizat burimore për më shumë se 20 vjet dhe kemi të dhëna për këtë teknologji. Ne publikuam një studim 4 vjet më parë dhe bëmë studime për pacientët me melanoma. Tani ne kemi filluar studimet e provës me qindra pacientë dhe do të marrim rezultatet e testeve vitin e ardhshëm ose në 2023. Nëse këto rezultate janë pozitive, miratimi i vaksinave të para të kancerit mund të përfundojë në 2, 3 ose 4 vitet e ardhshme. Ajo që duam të bëjmë është të parandalojmë që pacientët me kancer të mos sëmuren përsëri ”

E pyetur se kur do të përfundojë epidemia e koronavirusit, Prof. Dr. Lemzlem Türeci u përgjigj:

"Ne do të jetojmë me virusin për një kohë. Ky do të jetë normaliteti ynë i ri dhe ne do të mësohemi me të, por pjesa e frikshme e virusit do të zhduket. Pas një kohe, do të jetë si gripi. Nuk do të jetë pandemia e fundit vdekjeprurëse. Kështu që ne duhet të jemi gati ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco