Infeksionet serioze të fëmijërisë mund të rrisin rrezikun e autizmit

Infeksionet serioze të fëmijërisë mund të rrisin rrezikun e autizmit

22:09, 21/09/2021
Një studimi i botuar nga revista Scientific Advances, zbuloi se Infeksionet serioze në foshnjëri rrisin rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit tek djemtë. Infeksionet që i sëmurën këta fëmijë përfshinin gripin, infeksionet e rënda të lëkurës, infeksionet kërpudhore të mushkërive, helmimet bakteriale nga ushqimi dhe sëmundjet e duarve, këmbëve dhe gojës, thanë ata.

Nga më shumë se 3.6 milionë fëmijët e përfshirë në analizë, gati 23,000 u diagnostikuan me çrregullim të spektrit të autizmit, afërsisht 4,400 vajza dhe 18,200 djem. Studiuesit thanë se ndër fëmijët djem të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit midis moshës 18 muajsh dhe 4 vjeç, kishte mundësi më të larta të rëndimit të gjendjes që kërkon shtrim në Spital.

“Rezultatet tona sugjerojnë fuqimisht që prindërit duhet të vaksinojnë fëmijët për të shmangur infeksionet serioze që mund të rrisin probabilitetin e autizmit, dhe ndoshta edhe çrregullime të tjera psikiatrike,” tha bashkautori i studimit Alcino J. Silva, për UPI në një email.

Ndërsa studimi nuk dëshmon se sëmundjet shkaktojnë autizëm, studiuesit thanë se gjetjet e tyre mbështesin studimet e mëparshme që tregojnë se infeksione të rënda dhe efektet e tyre në sistemin imunitar të fëmijëve, rrisin rrezikun për gjendjet neurologjike, raporton Upi

Për më tepër, studiuesit përdorën minj të injektuar me një kimikat që simulon infeksionet virale gjatë foshnjërisë dhe krahasuan aftësitë e tyre të ndërveprimit shoqëror si të rritur me ato të minjve që nuk janë injektuar me kimikate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco