Britania do të shtojë acid folik në miell për këtë arsye

Britania do të shtojë acid folik në miell për këtë arsye

16:05, 21/09/2021

Acidi folik do t’i shtohet miellit në Britani të Madhe në mënyrë që të zvogëlohen kërcënimet shëndetësore për foshnjet.

Qeveria thotë se shtimi i substancës pa shije në miellin e grurit jo të plotë do të ndihmojë në parandalimin e rreth një të pestës së defekteve të tubit nervor te foshnjet në Britani të Madhe, që në vit regjistrohen rreth 200 raste.

Ky veprim vjen pas një marrëveshjeje me administratat e transferuara për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut dhe është një që është miratuar gjithashtu nga rreth 80 vende të tjera në të gjithë botën.

Acidi folik për trupin tonë, në cilat ushqime e gjejmë

Mungesa e acidit folik ( vitaminës B9) në fazat e hershme të shtatzënisë mund të dërgojë në defekte të tubit nevor në fetus, duke dhënë më pas dëmtime në shtyllën kurrizore te foshnjat.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, mielli është forcuar me kalcium, hekur, niacinë dhe tiaminë gjatë bluarjes për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm të njerëzve.

Qeveria angleze fillimisht u konsultua për planin e acidit folik në vitin 2019 dhe tashmë është përballur me kritika për vonesën në veprimin e propozimeve.

Prodhuesit tashmë shtojnë acid folik në produkte të tilla si drithërat e mëngjesit, por Qeveria thotë se një konsum më i lartë kërkohet gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Ndërsa NHS rekomandon gratë që mund të mbeten shtatzënë ose po planifikojnë një shtatzëni të marrin një tabletë të acidit folik çdo ditë.

Eskpertët kanë theksuar se shtimi i acidit folik në miell duhet të jetë minimal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco