Vëmendje: Këto janë shenjat paralajmëruese të abuzimit të mundshëm seksual tek fëmijët dhe adoleshentët

Vëmendje: Këto janë shenjat paralajmëruese të abuzimit të mundshëm seksual tek fëmijët dhe adoleshentët

15:12, 21/09/2021

Mund të ketë shenja fizike, shenja në sjellje dhe emocionale të abuzimit dhe këto shenja mund të ndryshojnë në varësi të moshës së fëmijës.

Abuzimi seksual tek fëmijët është një problem serioz global. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se një në katër vajza dhe një në 13 djem, e përjetojnë abuzimin seksual deri në moshën 18 vjeçare, shkruan ClassLife.

Abuzimi seksual është krimi më i nën-raportuar, pasi ka shumë pengesa për raportimin e abuzimit seksual, përfshirë frika, turpi, fajësimi për veten dhe  mosbesimi ndaj sistemeve të drejtësië, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, hulumtimi sugjeron që zbulimi i hershëm i abuzimit dhe mbështetja nga familja, miqtë dhe profesionistët, veçanërisht brenda vitit të parë pas abuzimit, mund të çojë në rezultate më të mira afatgjata.

Fatkeqësisht, një studim zbuloi se pothuajse gjysma e të rinjve që kanë përjetuar abuzim seksual në fëmijëri, nuk ja thanë atë askujt.

Si rrjedhojë, është e domosdoshme që familja, miqtë dhe psikologët në shkolla, të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e abuzimit seksual të fëmijërisë, në mënyrë që ata të mund ta ndalojnë atë, si dhe të parandalojnë abuzimin në të ardhmen, duke i dhënë fëmijës ndihmën për të cilën kanë nevojë.

Mund të ketë shenja fizike, shenja në sjellje dhe emocionale të abuzimit dhe këto shenja mund të ndryshojnë në varësi të moshës së fëmijës.

Shenjat fizike të abuzimit seksual tek fëmijët:

-Trauma në zonën gjenitale ose anusin përfshirë gjakderdhjen, mavijosjen ose acarimin
-Gjak në çarçafë ose në të brendshme
-Zhvillimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Shenjat e sjelljes pas abuzimit seksual të fëmijërisë:

-Refuzimi i theksuar për t’u ndarë nga prindërit
-Shfaq sjellje, gjuhë dhe njohuri seksuale të ngjashme me të rriturit (duke imituar sjellje seksuale të ngjashme me të rriturit me lodra ose kafshë; vizaton/shkruan për përmbajtje të frikshme ose të seksualizuara; luan lojëra seksuale me fëmijë të tjerë)
-Rezistenca për të mos u zhveshur
-Rritja e maktheve, ëndrrave të këqija ose probleme me gjumin
-Refuzon të ndajë sekretet ose flet për të pasurit sekrete
-Papritmas ka para, lodra, karamele, dhurata të tjera pa arsye

Shenjat emocionale të abuzimit seksual tek fëmijët:

-Zhvillon frikëra të reja intensive për njerëz dhe vende të caktuara
-Ndryshimet në zakonet e të ngrënit (refuzimi për të ngrënë, probleme me gëlltitjen, ulje ose rritje e oreksit)
-Ulja e interesit për miqtë, shkollën, mjedisin

Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni se me fëmijën tuaj po abuzohet seksualisht?

Të dyshosh se dikush po dëmton fëmijën tënd është makthi më i keq i prindërve. Nëse fëmija juaj shfaq disa nga shenjat e abuzimit, bisedoni me të. Mos nxitoni dhe mos i bëni presion. Hulumtimet sugjerojnë që nëse u bëni pyetje të qarta si, “A ju ka prekur dikush në një mënyrë që t’i nuk je ndjerë mirë?”, fëmijët kanë më shumë gjasa të zbulojnë në krahasim me etiketimin e sjelljes si një sulm seksual ose përdhunim (pasi ata nuk mund ta kenë parë në atë mënyrë).

Eshtë e rëndësishme të dëgjoni fëmijën dhe çfarëdo që t’ju thotë, kontrollojeni veten, dhe kurrë mos i fajësoni. Vëzhgoni sjelljen e tyre joverbale dhe jepini kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco