Para gjumit, ky është ushqimi i cili rekomandohet që ta hani

Para gjumit, ky është ushqimi i cili rekomandohet që ta hani

20:50, 20/09/2021

Shumë njerëz e kanë të vështirë të flenë sepse kanë ngrënë shumë gjatë natës. 

Ky zbulim fsheh një të vërtetë, pasi koha e darkës ndikon në funksionin e tretjes. Kjo është arsyeja që nëse doni të flini mirë, është e rëndësishme të hani tre orë para se të shkoni në shtrat.

Nëse jeni duke kërkuar diçka të lehtë para se të flini, konsumoni arra. 

Kanë shumë përfitime ushqyese por në të njëjtën kohë ndihmojnë për një gjumë të qetë. 

Arrat janë një burim i mirë i triptofanit, një aminoacid që trupi përdor për të prodhuar serotonin dhe melatonin, të përfshira në rregullimin e gjumit.

Arrat përmbajnë gjithashtu magnez, një metal që luan një rol në shumë procese në trup, përfshirë cilësinë e gjumit. 

Së fundmi, për shkak se arrat janë të pasura me yndyrna dhe fibra të shëndetshme, ato mund të jenë themeli i një diete të ekuilibruar, e cila promovon gjumë më të mirë në përgjithësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco