S'duhet t’i injoroni, ja shenjat që tregojnë se jeni në depresion

S'duhet t’i injoroni, ja shenjat që tregojnë se jeni në depresion

20:39, 20/09/2021

Depresioni është një sëmundje mendore që prek më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën, shumë prej të cilëve nuk e njohin atë. 

Simptomat agresive mund të shkaktojnë shqetësime të mëdha në jetën e njerëzve. Simptomat nuk janë gjithmonë të qarta prandaj është e vështirë të kuptohet kur kalon depresion.

Keni vështirësi të ngriheni nga shtrati

Nëse e keni të vështirë të ngriheni nga shtrati apo të bëheni gati për mëngjes, kjo mund të jetë një shenjë e depresionit. Kjo gjendje bën të ndihemi të lodhur deri në pikën kur zgjimi në mëngjes bëhet i vështirë.

Zakonet e gjumit

Lodhja fizike dhe mendore që vjen me depresionin gjithashtu mund të ndikojë në zakonet e gjumit. Ndryshimet e gjumit mund të ndodhin në mënyra të ndryshme. Për shembull, ndodh të flini gjatë ditës duke e përdorur gjumin si një mënyrë për të kaluar kohën. Mund të përjetoni dhe pagjumësi.

Ndryshimet në oreks

Oreksi dhe zakonet e të ngrënit gjithashtu ndikohen nga depresioni. Disa njerëz kanë oreks të shtuar ndërsa të tjerë kanë më pak ose aspak oreks.

Nervozizëm ose ndryshime të humorit

Depresioni mund të shkaktojë dhe ndryshime të humorit. Ndonjëherë këto ndryshime mund të shkaktohen nga sfida të vogla ose të parëndësishme, ndërsa herë të tjera ato mund të jenë të paprovokuara. Nëse vëreni një model nervozizmi ose ndryshime humori që zgjasin më shumë se disa ditë, mund të lidhet me depresionin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco