Nuk e ka fajin vapa, ja pse keni vazhdimisht skuqje dhe kruajtje të gjoksit

Nuk e ka fajin vapa, ja pse keni vazhdimisht skuqje dhe kruajtje të gjoksit

15:36, 28/07/2021

Kruajtja e lëkurës nuk është shenjë e një problemi të rrezikshëm sepse kjo gjë mund të shkaktohet nga irritues të jashtëm.

Jo të gjitha shenjat apo ndryshimet në strukturën e gjirit, paralajmërojnë një problem serioz.

Shpesh abuzohet me të ashtuquajturat ”shenja paralajmëruese” duke bërë femrat të mendojnë se irritimi më i vogël apo skuqja e gjirit mund të jetë simptomë e kancerit të gjirit, transmeton lajmi.net.

Në fakt mund të ndodhë për gjithëfarë arsyesh që lëkura rreth gjirit t’ju t’ju kruhet, të ndryshojë ngjyrë, por ju duhet të jeni të afta të “vetëdiagnostikoni” problemet duke diferencuar të paktën shenjat e hershme.

Ngacmuesit e jashtëm

Kruajtja e lëkurës nuk është shenjë e një problemi të rrezikshëm sepse kjo gjë mund të shkaktohet nga irritues të jashtëm si reçipetat (këto të fundit nuk duhen veshur 3 herë rradhazi). Ndonjëherë sapunët, kremrat mund të shkaktojnë gjithashtu irritim të lëkurës. Kur reçipetat sportive për shembull bëhen me djersë dhe përthithin shumë lagështi duke acaruar lëkurën. Probleme të lëkurës si ekzema ose psoriasis mund të prekin gjithashtu zonën e gjinjve, por duhet të dini se kjo nuk lidhet me anatominë e gjinjve, ndaj nuk ka sesi ky problem të rezultojë i rrezikshëm për shëndetin tuaj.

Infeksionet mykotike

Në qoftë se mendoni se infeksionet mykotike shfaqen vetëm në zonën gjenitale, gaboheni, pato ato mund të prekin edhe pjesë të tjera të trupit, si psh. gjinjtë. Sipas gjinekologes amerikane, Dr. Rebecca Brightman, myku mund të shfaqet më së shpeshti tek gratë që ushqejnë me gji. Shenjat e tij dalluese janë skuqje rreth zonës së thithkave, djersitje dhe kruajtje të vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco