Mësoni vlerat ushqyese të kikirikëve

Mësoni vlerat ushqyese të kikirikëve

15:24, 27/07/2021

Kikirikët janë konsideruar ushqime të dobishme për shkak të shtimit të vlefshëm të mineraleve, proteinave dhe antioksidantëve pavarësisht përmbajtjes së tyre të lartë kalorike. Le të shohim së bashku se cilat janë vlerat ushqyese të kikirikëve që kanë transformuar në super heronj personazhet e Walt Disney.
Lëkura falënderon: Kikirikët janë aleatë të rëndësishëm të bukurisë; në fakt, ato përmbajnë antioksidantë natyralë shumë të fuqishëm si vitamina E, e cila mbron qelizat nga toksinat mjedisore dhe nga veprimi i radikaleve te lira, si dhe një përmbajtje të lartë të flavonoideve dhe polifenoleve.

Prandaj, ato janë shumë të dobishëm për të mbajtur të ri organizmin dhe për të ruajtur bukurinë e epidermës sonë.
Kolesteroli i ulët: Falë shtimit të yndyrave monounsaturated (acid oleik - omega9) dhe polyunsaturates (acid linoleic - omega6), kikirikët amerikanë ndihmojnë në luftimin e kolesterolit dhe janë një ndihmës i dobishëm për sistemin e qarkullimit të gjakut.

Rrini të qetë: Kikirikët kanë një përmbajtje të madhe të acidit folik, thelbësor gjatë shtatzënisë dhe për stimulimin e pjellorisë. Njëqind gramë nga këto, sjellin 240 mcg folate (Vitamina B9), ose më shumë se dyfishi i lajthive, që korrespondon me rreth 60% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine. Acidet folike janë thelbësore për shëndetin e grave në të gjitha moshat, pavarësisht nëse ata janë duke menduar për një shtatzëni, por janë edhe më të çmuara gjatë shtatzënisë dhe laktacionit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco