Një produkt bukurie ndalon kruajtjen pas pickimit të mushkonjave

Një produkt bukurie ndalon kruajtjen pas pickimit të mushkonjave

21:06, 23/07/2021

Mund të të duket pak e bezdisur lëkura e lyer, por shpëtimi nga kruarja është i menjëhershëm.

Pa marrë parasysh se sa të kujdesshëm tregoheni kur aplikoni produkte të ndryshme kundër insekteve, pickimet e rastësishme të mushkonjave janë shpesh të pashmangshme.

Disa prej nesh janë më të prirur për t’u pickuar se të tjerët, kështu që nëse e di që ke “gjak të shijshëm”, pa dyshim, pickimi do të pasohet nga një kruajtje intensive.

Produkte të ndryshme që reklamohen pretendojnë se ndihmojnë në uljen e kruajtjes, por shumë pak funksionojnë vërtet.

Për fat të mirë, së fundi është zbuluar një produkt bukurie që nuk të kushton asgjë dhe me të vërtetë redukton dëshirën për t’u kruajtur.

Ndjesia e kruajtjes vjen menjëherë nga pickimi që reagon me ajrin, kështu që për ta ndaluar, ju duhet të bllokoni rrjedhën e ajrit në vendin e pickimit.

Këtë mund ta bëni në dy mënyra: me një shirit ngjitës, madje (përkohësisht) edhe pak të lyer me vaj ose… me pak manikyr pa ngjyrë.

Mund të duket e çuditshme, por të gjithë ata që e kanë provuar shumë herë, e dinë se me të vërtetë funksionon. Në pjesën ku mushkonja ka pickuar, bllokoje ajrin me pak manikyr pa ngjyrë dhe mbaje ashtu për pak minuta.

Mund të të duket pak e bezdisur lëkura e lyer, por shpëtimi nga kruarja është i menjëhershëm.

Nga distanca, askush nuk do të vërejë se pickimet janë me shkëlqim. Kështu që herën tjetër që shkoni me pushime, ruani një shishe me manikyr transparent në çantë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco