Qëndroni shumë para kompjuterit? Kjo metodë do t’ju çlodhë menjëherë

Qëndroni shumë para kompjuterit? Kjo metodë do t’ju çlodhë menjëherë

13:12, 21/07/2021

Disa profesione në ditët e sotme janë ato të cilat na “detyrojnë” të qëndrojmë përpara kompjuterit apo celularit për orë të gjata. Ky është një problem i madh pasi dëmtojmë sytë dhe trupin tonë nga mënyra e qëndrimit. Puna e gjatë para kompjuterit është dhe shkaku kryesor i lodhjes së syve. Siptomat kryesore të lodhjes janë skuqje, djegie dhe tharje të syve, por këto simptoma mund të zbuten dhe të parandalohen. 

Ekspertët kanë cilësuar metodën 20-20-20, ja çfarë do të thotë kjo:

1. Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!

2 .Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar dhe hidratuar.

3. Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

Gjatë kohës që punoni në celular, në mënyrë të herëpashershme dhe sidomos kur i ndjeni sytë të lodhur apo si “të veshur”, largojini nga ekrani. Vështroni nga dritarja, sa më larg, për 25 sekonda. Pastaj, për 25 sekonda të tjerë, mbajini mbyllur. Pas këtyre veprimeve, rikthejuni punës suaj, duke e përsëritur këtë gjë, sa herë e ndjeni të nevojshme.

Këto që përmendëm më lart janë metoda të domosdoshme për ju që kaloni kohën më të madhe para kompjuterit. Ju duhet t’i zbatoni ato për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco