Prindërit e çojnë vajzën 2-vjeçare me urgjencë në spital, mjekët shokohen nga ajo që gjejnë brenda stomakut të vogëlushes (FOTO)

Prindërit e çojnë vajzën 2-vjeçare me urgjencë në spital, mjekët shokohen nga ajo që gjejnë brenda stomakut të vogëlushes (FOTO)

12:37, 20/04/2021

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Rusi që i ka shokuar mjekët. Një 2-vjeçareje në Moskë i kanë nxjerrë nga stomaku 209 topa magnetikë, të njohur gjithashtu si topa anti-stres.

Ajo i kishte gëlltitur ato ndërsa familja nuk ishte në dijeni. Disa ditë më vonë, familja e kishte dërguar në spital pasi jashtëqitja e vajzë së tyre ishte e zezë.

Në radiografi u pa që 2-vjeçarja kishte topa magnetikë me ngjyrë, në stomakun e saj.

Pas kësaj, u desh të bëhej një ndërhyrje kirurgjikale për t’i nxjerrë. Operacioni zgjati dy orë dhe mjekët thanë se disa nga topat magnetikë të hequr tashmë ishin të mprehta dhe mund të shponin stomakun.

Gjendja shëndetësore e fëmijës tashmë është e mirë.ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco