Disa mënyra si të prisni qepët pa derdhur lot

Disa mënyra si të prisni qepët pa derdhur lot

10:08, 20/04/2021

Qepa gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Pavarësisht shijes në ushqim, një problem me të cilën përballen amvisat janë lotët që derdhin kur përpiqen të qërojnë një qepë.

Kjo ndodh për shkak të enzimave sintetike në të, të cilat shkaktojnë inflamacion në gjëndrën lacrimal të syve. Por ekzistojnë disa sekrete që do t’ju vijnë në ndihmë për t’i dhënë fund këtij shqetësimi.

Priteni qepën në ujë

Prerja e qepëve në ujë dobëson formimin e avullit dhe shkatërron enzimat që shkaktojnë lot. Vendosni ujin në një enë dhe më pas shtoni qepët.

Lëreni qepën në ujë

Kjo mënyrë parandalon çlirimin e enzimave acidike, të cilat shkaktojnë lot. Pasi ta keni qëruar qepën, lërëni për 5-10 minuta në një enë me ujë dhe më pas priteni në copa.

Vendosni pranë qepës ujë të nxehtë

Uji i nxehtë parandalon lirimin e acidit nga qepa. Vendosni një enë me ujë të nxehtë pranë qepëve dhe më pas pritini. Kjo mënyrë nuk do t’ju shkaktojë lot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco