Ngërçi i gishtave të këmbës – Pse ndodhë dhe si mund ta trajtoni

Ngërçi i gishtave të këmbës – Pse ndodhë dhe si mund ta trajtoni

15:23, 13/04/2021

Ekspertët janë të mendimit se shpërthimet e shpeshta të ngërçit të gishtave janë tregues i ndonjë problem mjekësor.

 

Dhimbja që shoqëron ngërçin e gishtave të këmbës është aq përvëluese sa duket sikur nuk do të mbarojë kurrë.

Ngërçi i gishtave të këmbës të kap krejt papritur, madje edhe natën.

Një problem i tillë zgjat për disa sekonda dhe në rastin më të keq mund të zgjasë deri në 15 minuta.

Ekspertët janë të mendimit se shpërthimet e shpeshta të ngërçit të gishtave janë tregues i ndonjë problem mjekësor.

Çfarë e shkakton ngërçine gishtave të këmbës?

Dehidratimi

Mungesa e mineraleve si kaliumi, kalçiumi dhe magnezi por edhe dehidratimi janë nxitës të shfaqjes së ngërçit.

Kur njeriu kryeni një aktivitet fizik, ai nxjerr mineralet nga trupi nëpërmjet djersës.

Mungesa e tyre shkakton kontraktime muskulare dhe ngërçe të ndryshme.

Këpucët e ngushta

Këpucët e ngushta pengojnë qarkullimin e lirshëm të gjakut në zonën e këmbëve.

Nëse gishtat ju mpihen ose nuk i lëvizni dot kur mbani veshur këpucët, atëherë ato janë tepër të ngushta dhe nuk duhet t’i vishni.

Plakja

Plakja është një proces që lë pasoja tek këmbët.

Ngërçe të ndryshme shfaqen me intensitet të lartë sidomos pas moshës 50 vjeçare.

Në këtë moshë, kockat humbasin kalçium, muskujt humbasin elasticitetin dhe trupi has në vështiësi.

Nervat të cilat transferojnë ushqyes dhe mesazhe të rëndësishme tek muskujt,  nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet.

Një problem i tillë shkakton edhe më shumë ngërçe.

Si të trajtoni ngërçin

Së pari, duhet të kuptoni që ngërçet e gishtave të këmbës nuk zgjidhen as me magji dhe as me medikamente.

Së dyti, njeriu mundet vetëm të parandalojë shfaqjen e tyre duke :

Veshur këpucë të rehatshme dhe jo të ngushta;

U hidratuar, ushqyer me ushqime të pasura me kalium dhe kalçium si dhe marrë elektrolite.

Kryer aktivitete fizike me kujdes dhe pa sforco;

Kryer shtendosje të gishtave të këmbës dhe këmbëve dhe duke i masazhuar ato.

Një nga mënyrat më të shpejta për largimin e ngërçit të këmbës, gishtave apo pulpës është që të vendosni këmbën në dysheme dhe të qendroni në këmbë drejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco