E mahnitshme: Kirurgu ia kthen gishtin e dorës në vend pacientit të tij, 19 orë pasi ai e kishte këputur

E mahnitshme: Kirurgu ia kthen gishtin e dorës në vend pacientit të tij, 19 orë pasi ai e kishte këputur

09:14, 13/04/2021

U desh një udhëtim jo edhe i lehtë nga Malta në Turqi dhe aftësitë e një kirurgu, por ia ka vlejtur.

Bëhet fjalë për një rrëfim të Berk Altınelli, i cili është “ribashkuar” me një pjesë të gishtit të tij tregues, të prerë

Dhe për Mehmet Veli Karaaltın, i cili operoi inxhinierin 29-vjeçar në Stamboll, ka të ngjarë të jetë i pari rast në botën mjekësore kur një gisht i prerë i një pacienti “u qep” përsëri në vendin e tij, pas 19 orësh.

“Nuk ka një operacion të tillë kur një gisht bashkohet përsëri pas një kohe kaq të gjatë dhe arrin të funksionojë normalisht”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.

Altınelli ishte duke punuar në një anije afër Maltës kur gishti tregues i dorës së tij të djathtë iu pre në një aksident në shkurt.

Siç thuhet më tej, ai e vendosi pjesën e prerë në akull përpara se një helikopter ta evakuonte në një spital maltez, por mjekët atje i thanë se nuk mund të bënin asgjë dhe se ai duhet të “hidhte” gishtin.Image

Inxhinieri në panik u këshillua me xhaxhain e tij në Stamboll, një dentist, dhe pyeti nëse gishti i tij mund të “qepet” dhe të kthehet në vendin e tij përsëri.

Pas një kërkimi të shkurtër, familja e tij arriti te Karaaltın, një ekspert në mikrokirurgji.

Karaaltın u tha atyre se çdo gjymtyrë e prerë duhet të qepet përsëri brenda nëntë orësh më së shumti pasi indet do të vdisnin dhe gishti do të ishte i padobishëm, por ai vendosi që gjithsesi t’i jepte një shans atij, shkruan DailySabah

Pasi një mik i solli një mini-frigorifer në të cilin do të mbante gishtin e prerë, Altınelli filloi një kërkim të furishëm për të gjetur një fluturim për në Turqi, por kufizimet e pandemisë COVID-19 ia kishin vështirësuar këtë gjë.

Një ambulancë e mori atë nga aeroporti dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

Pas 11 orësh operacioni të përpiktë, gishti i tij ishte përsëri në vendin e tij.

Ai tani është duke u përgatitur për terapi fizike që të jetë në gjendje ta përdorë, siç bënte edhe më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco