“Tradhëtia me këmbë të shkurtra”, burri zbulon se e tradhëtoi gruaja pas një aksidenti që pësoi…

“Tradhëtia me këmbë të shkurtra”, burri zbulon se e tradhëtoi gruaja pas një aksidenti që pësoi…

20:06, 04/03/2021

Një burrë mësoi se gruaja e tij kishte një romancë dashurie, pasi ajo u përpoq të mbulonte të dashurin e saj pas një aksidenti me makinë në Meksikë.

Burri zbuloi mënyrat e mashtrimit të gruas së tij, Ednës kur automjeti i të dashurit të saj u përmbys pasi u përplas nga një makinë tjetër në një autostradë në Saltillo, Coahuila, të dielën në mëngjes.

Sipas medias meksikane RCG Media, Edna gënjeu policinë në vendngjarje dhe i njoftoi ata se ajo ishte personi i vetëm në automjet për të mbrojtur të dashurin e saj Raúl nga arrestimi, pasi makina nuk kishte targat e saj, shkruan Daily Mail.

Image
Pasi morën numrat e kontaktit të anëtarëve të familjes së tyre, policët thirrën në shtëpinë e Ednës për të rregulluar transportin e saj përsëri. Sidoqoftë, burri i saj iu përgjigj thirrjes dhe u paraqit në vendin e përplasjes.

Çifti debatoi pasi burri i acaruar zbuloi pabesitë e gruas së tij. Të dy burrat gati sa nuk u përleshën para se të ndërhynte policia.

Përkundër gënjeshtrës ndaj policisë, Edna përfundimisht u lejua të shkonte në shtëpi me burrin e saj dhe anëtarët e familjes ndërsa Raul u vendos nën arrest.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco