Ja si ta vendosni maskën për të mos u avulluar syzet

Ja si ta vendosni maskën për të mos u avulluar syzet

12:31, 23/01/2021

Një grua britanike ka publikuar në internet një video ku tregon se si ta vendosin maskën personat që mbajnë syze, në mënyrë që të mos kenë problem me avullimin e xhamave.

Maria Louise Agbaegbu, 42 vjeçe, punon si kuzhiniere në Sheffield dhe përdor rregullisht syze me diptri, sepse vuan nga shkurtpamësia, shkruan Daily Mail, transmeton Express.

Megjithatë, kur u përhap pandemia, nëna e tre fëmijëve u përball me një problem të madh. Xhamat e syzeve i avulloheshin sa herë që e vendoste maskën.

E tëra që duhet të bëni është që të lidhni dy nyja dhe një palosje të shpejtë në mënyrë që maska të jetë më e shtrënguar për fytyre, pa lënë zbrazëtira në faqe.

Ajo fillimisht e kishte mësuar këtë mënyrë të vendosjes së maskës nga një përdorues tjetër i rrjeteve sociale dhe kishte vendosur që ta provonte edhe vetë, kur pa që ideja po funksiononte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco