Alarm: Kjo sëmundje misterioze, ka nisur të përhapet shumë te gratë mbi 40 vjeç

Alarm: Kjo sëmundje misterioze, ka nisur të përhapet shumë te gratë mbi 40 vjeç

14:30, 01/12/2020

Prek më shumë se 2 milion njerëz në Francë, fibromialgjia mbetet një patologji e panjohur deri më sot. Kjo sëmundje, e cila prek kryesisht gratë, ka disa simptoma si lodhje dhe paaftësi për të bërë edhe gjërat e përditshme. Shkaqet mbeten të paqarta deri më sot, por një ekip studiuesish kanë bërë një zbulim të pabesueshëm që ka bërë të mundur të shihet më qartë.

Kjo sëmundje u njoh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që nga viti 1922 por fibromialgjia mbetet deri më sot një patologji pak e njohur. Në përgjithësi, fibromialgjia prek kryesisht gratë dhe shfaqet midis moshës 40 dhe 60 vjeç.

Simtpomat kryesore janë:

Çrregullime të tretjes

Ndjesi dhe mpirje në këmbë dhe duar

Një gjumë jo i qetë

Dhimbje koke

Megjithatë studimet e ndryshme të kryera, mbetet e vështirë të përcaktohet shkaku i saktë i kësaj sëmundjeje. Sidoqoftë, një grup studiuesish amerikanë kanë bërë një zbulim të pabesueshëm që mund të ndryshojë perceptimin e kësaj sëmundjeje.

Por një zbulim i madh është bërë. Analizat u kryen nga Dr. Frank L. Rice dhe studiues të tjerë dhe treguan se shkaqet e kësaj patologjie nuk janë për shkak të një problemi psikologjik, por për shkak të pranisë së një numri të madh të fijeve nervore ndijore përreth.

Nuk ka ndonjë trajtim specifik për të kuruar vetë gjendjen. Mjekët përshkruajnë ilaçe për lehtësimin e dhimbjes. Kështu, pacientëve u jepen analgjezikë, qetësues të dhimbjeve dhe ilaçe anti-inflamatore jo-steroide. Megjithatë mjekët bëjnë thirrje që gratë të tregojnë kujdes ndaj shenjave sepse kjo sëmundje po përhapet shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco