Dieta që e mposht koronavirusin?

Dieta që e mposht koronavirusin?

13:50, 26/11/2020

Në mars, në internet filloi të qarkullonte lajmi se dieta mesdhetare ishte një "kurë mrekullie" kundër koronavirusëve. Disa portale raportuan këtë, duke cituar mjekun spanjoll Jose Manuel Fernandes Garcia, i cili tha se "kjo dietë do të ndihmojë trupin të përballojë infeksionin e koronavirusit" dhe se "më shumë fruta, perime, ushqime jeshile, drithëra, dhe produkte të parafinuara duhet të shtohen në dietë".

Reporterët e rinj të UNICEF-it vendosën të kontrollonin këtë informacion dhe zbuluan se ky lajm u raportua nga portali "Volim Podgoricu" (E dua Podgoricën), "Krstarica", "Ljepotaizdravlje" (Bukuri dhe Shëndet), siç tregohet në fotografitë më poshtë.Image

Duke hetuar burimin e këtij informacioni, e shohim se Jose Manuel Fernandes Garcia, specialist i të ushqyerit nga Shoqata Spanjolle e Mjekëve të Përgjithshëm dhe Mjekëve të Mjekësisë Familjare, foli për mediat spanjolle për këtë temë.

Sidoqoftë, ne vendosëm të kontaktonim Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi dhe t'i pyesnim nëse ishte e vërtetë që dieta mesdhetare (më shumë fruta, perime dhe ushqime jeshile) do ta ndihmonte trupin të përballonte infeksionin e koronavirusit, siç raportohet nga disa media online duke cituar mjekun spanjoll Jose Manuel Fernandes Garcia.

"Ushqimi nuk ka efekt specifik në uljen e rrezikut të sëmundjes. Prova më e mirë për këtë është fakti që vendet mesdhetare si Italia dhe Spanja janë më të prekurat. Dieta mesdhetare është pjesë e zakoneve të shëndetshme dhe stileve të shëndetshme të jetesës, dhe si e tillë, e kombinuar me një ritëm të duhur të jetës – gjumi i rregullt dhe zvogëlimi i stresit (sa më shumë që të jetë e mundur në këtë situatë) mund të kontribuojnë në një funksionim më të mirë të sistemit imunitar, megjithëse nuk ka dëshmi të qarta shkencore për këtë", thuhet në përgjigjen e dhënë nga ISHP për reporterët e rinj të UNICEF-it.Image

Ne gjithashtu vizituam uebfaqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe gjetëm një artikull në lidhje me këtë dietë, i cili thotë se dieta ka një efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe dy llojeve të diabetit.

Nga hulumtimi ynë mësuam se kjo dietë mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin tonë, dhe megjithatë ajo nuk shërbeu si mbrojtje kundër koronavirusit, kështu që arritëm në përfundimin se ky lajm nuk ishte i vërtetë.

Në përpjekje për të kontribuar në parandalimin e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin dhe për t'i promovuar burimet e besueshme të informacionit, reporterët e rinj të UNICEF-it kanë vendosur të verifikojnë saktësinë e informacionit të publikuar në rrjete sociale dhe në media, informacion i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë verifikimit të saktësisë së informacionit, ata kanë ndjekur shembullin e Platformës për Shpalosje para Publikut dhe e kanë përdorur pjesërisht metodologjinë e saj e cila është në dispozicion të publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco