A keni pësuar ndonjëherë dridhje të njërit sy? Do habiteni pse ndodh kjo gjë

A keni pësuar ndonjëherë dridhje të njërit sy? Do habiteni pse ndodh kjo gjë

10:22, 24/11/2020

Shumica e njerëzve mund të kenë përjetuar dridhje të syrit.

Kjo çështje e zakonshme shëndetësore është njohur ndryshe me termin “tiku i qepallës” ose spazma e syrit.

Këto spazma zakonisht ndikojnë në kapakun e poshtëm të syrit ose në qepallën e sipërme dhe shkaktojnë dridhje të pavullnetshme të syrit.

Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në tikun e syrit, ja më të rëndësishmit:

Konsumi i tepërt i kafeinës

Konsumi i alkoolit

Lodhja

Stresi

Acarimi i sipërfaqes së syrit ose i qepallave të brendshme

Tendosje fizike

Pirja e duhanit

Era e fortë etj.

Kur tiku i syrit ju ndodh vetëm në raste të rralla, ato nuk janë problematike.

Këto tike nuk janë as të dhimbshme as të dëmshme, por kur janë shumë të forta mund të shkaktojnë irritim.

Nga ana tjetër, tiku i syrit mund të tregojë probleme serioze për shëndetin.

Në disa njerëz, këto tike vazhdojnë për disa ditë apo javë dhe në këto raste ato nuk janë aspak normale.

Tiku i syrit në disa raste mund të jetë shenjë e çrregullimeve të trurit, por kjo ndodh shumë rrallë.

Në raste të tilla, kur dridhjet e syrit tregojnë për probleme serioze, ato bëhen shumë të forta dhe shoqërohen me simptoma të tjera si:

Paralizë të fytyrës, ose rënie të njërës pjesë të fytyrës

Distonia, kusht i cili shkakton spazmë të muskujve në mënyrë të pavullnetshme dhe çojnë deri në shtrembërim të pjesëve të caktuara të fytyrës ose trupit

Sklerozë të shumëfishtë, një sëmundje e sistemit nervor qëndror që ndikon në lëvizje dhe çon mosnjohjen e aktiviteteve të caktuara të trupit

Sëmundja e Parkinsonit mund të jetë një shkak i tikut të syrit, sepse ajo shkakton dridhje te gjymtyrëve, ngurtësi të muskujve, çrregullime etj.

Në përgjithësi, tiku i syrit mund të jetë një shkak i rrallë që kërkon kujdes mjekësor.

Por rastet kur duhet të konsultoheni me mjekun janë:

Syri skuqet dhe fryhet

Qepalla e sipërme venitet, qëndron më e mbyllur se zakonisht

Qepalla ju dridhet shpesh gjatë ditës

Spazmat vazhdojnë për disa ditë/javë

Spazmat fillojnë të ndikojnë edhe në pjesë të tjera të fytyrës etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco